Brenda dy ditësh humbi gjithçka që me mund ndërtoi
në shtatë vitet e kaluara! Ky është Edi Rama! Pranoi rolin e ndërmjetësuesit për
zgjedhjen e presidentit konsensual pa menduar mirë se çfarë fiton e çfarë humb.
Dhe duket se humbi shumë dhe në fund nuk do të fitoj asgjë. Zgjedhja e
presidentit konsensual me Berishën kryeministër nuk i sjell asnjë të mirë Shqipërisë.
Berisha nuk i kishte për vete as Moisiun e as Topin, por Shqipëria mbeti aty ku
ishte! Ose mbeti aty ku e donte Berisha!
Por c’ju desh kjo patate e nxehtë Ramës! Pse
Arvizu e Fyle e “miqtë e tjerë ndërkombëtar” (sa më nervozon kjo shprehje kur
thuhet nga politikanët shqiptar) nuk ia kërkuan këtë angazhim Berishës. Ai do
ta kishte më të lehtë! Të gjithë, përveç Ramës, i ka në qeveri. Edhe Ilirin,
edhe Shpëtimin, edhe Mediun, edhe...! Ndoshta ia kërkuan, por duket se është shumë
e vështirë ta fusësh në kurth atë. Nga ana tjetër Rama i ka pikë të dobët ndërkombëtarët.
U beson edhe kur duket ashiqare se e tallin (si në rastin e zgjedhjeve të fundit
në Tiranë). Dhe nga e gjithë kjo, Berisha ndoshta nuk fitoi gjë, por Rama humbi
shumë.
Një humbje e madhe për Ramën është edhe fakti
se takimet i bën në hotele e kafene gjë që, me sa më kujtohet mua, Berisha nuk
e bën! Ai të pret në zyrë. Pra Berisha është më zyrtar dhe me më shumë tipare të
një burrë shteti (siç e quajti Arvizu), ndërsa Rama bredh sa andej e këndej nëpër
kafene e hotele, apo edhe vila private! Kjo tregon jo seriozitet në politikë.
Vetëm Fatos Nanon e priti në zyrën e tij në PS dhe askush nuk reagoi
negativisht. Po ta bënte një gjë të tillë edhe me Ilir Metën, sigurisht se
reagimet negative do të ishin më të pakta. Takime në hapësirat e parlamentit do
të ishin zgjidhja më e mirë.
Pas këtij gabimi të pafalshëm politik të Ramës
zbehet edhe “rilindja” e tij e premtuar! Sigurisht më pak njerëz do të besojnë në
filozofinë dhe programin e tij për një rilindje shqiptare. Edhe kthimi i PS–së në
pushtet në 2013 bëhet më i vështirë. Të paktën jo si forcë dominuese. Shqipëria
tani duke shumë afër Greqisë për sa i përket ndarjes së votave pas zgjedhjeve.
Dhe për këtë fajin e ka Edi Rama.
Historia njeh shumë raste kur një politikan
shumë i mirë është dashur të largohet nga skena politike vetëm për shkak të një
veprimi të pa menduar mirë politik! Rama duket se bëri një hap të tillë.
Ndoshta duhet të filloj të mendoj për një gjë të tillë! Në të mirë të Shqipërisë
dhe integrimit të saj– siç thotë shpesh vet ai.
No comments:
Post a Comment