Monday, April 23, 2012

“Një presidente si Atifetja”


Ka disa ditë që një televizion i Tiranës (Top–Channel) paralajmëron një intervistë me kryetaren e Kosovës* te titulluar “Një presidente si Atifetja”, dhe me pas thur elozhe për të duke cituar edhe Hillari Clinton. Kaq thotë paralajmërimi që përsëritet çdo 30 minuta! Gjithsesi me duken pak të tepruara këto epitete.   

Nuk pretendoj te them asgjë të re por thjesht dua te rikujtoj gazetaren se po interviston kryetaren e shtetit më te korruptuar në botë dhe për ta luftuar këtë ajo nuk ka bërë asgjë! Ajo është presidentja emri i të cilës doli nga zarfi dhe që nuk bëri asgjë që të ndryshojmë eventualisht opinion për aftësitë e saj! Ajo është presidentja të cilës një pjesë e shtetit është duke i shkuar për lesh, dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta mbrojtur! Ajo është presidentja në shtetin e të cilit rrihen protestuesit shqiptar në kufirin shqiptaro–shqiptar dhe atë shqiptaro–serb dhe ajo nuk thotë asgjë. Ajo është presidentja tek e cila së fundmi gazetarët e kryqëzuar  të Kosovës  nuk kanë asnjë shpresë se do t’i mbroj! Ajo është presidentja që askush nuk do ta kishte votuar veç Dell–it dhe Thaçit!

Një fakt tjetër që vlen ta theksoj këtu është se ne shqiptarët me të vërtetë kemi humbur busullën! Kosovarët lënë kokën për të “bosin” e korrupsionit në Tiranë, ndërsa ata të Shqipërisë na sjellin politikanë të korruptuar të Kosovës si shembuj që na duhen.  Dhe së bashku lëvdojnë filozofët e bashkëjetesës në Maqedoni! Diçka këtu nuk shkon! Më një qasje të këtillë nuk shkojmë kund. Vetëm me thellë në humnerë!

No comments:

Post a Comment